Foto ilustruese

Arrestohen 2 persona në Shkodër, 38-vjeçari nga Ukraina tentoi të largohej me drogë të fshehur në makinë! Një tjetër u kap me kanabis të ndarë në doza

17 Prill 2023, 10:15| Përditesimi: 17 Prill 2023, 10:20

  • Share

Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi u kapën me lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar i identifikuar si S.B., nga Ukraina që u kap në Muriqan pasi tentoi të dilte nga vendi ynë duke fshehur kanabis në automjet.

Ndërsa në Vaun e Dejës u kap 40-vjeçari i identifikuar si P.K., i cili u zbulua se kishte kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Ai u zbulua gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mjedë.

Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?