Pas heqjes së imunitetit Sali Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij se si do të veprojë për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.
Prononcimi i Berishës te selia blu
Berisha: E patë se cili ishte ligji. Cilido që lexon procedurën dhe sheh, sheh një bandë antikushtetuese në veprim. Kjo është e vërteta.
Pyetje: Cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë PD...
Berisha: Partia Demokratike do të marrë çdo masë për ti dhënë përgjigje Edi Ramës.
Pyetje: Keni zhvilluar takime me deputetët sot, çfarë këshillash i keni dhënë, për çfarë diskutuat.
Berisha: Bisedat private nuk mund të jenë objekt. O sot o kurrë, kjo është motoja.
Pyetje: Cili ishte reagimi i deputetëve, a e aprovuan këtë kërkesë tuaj...
Berisha: I shkëlqyer, i shkëlqyer.
Pyetje: Nëse gjykata merr vendimin për arrest në shtëpi apo në seli...
Berisha: Çështje që do të diskutohet me avoketërit
Lajmi kryesor:
'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës
B.K/ReportTv.al