Bie ‘miti’ i Dubait? Balla pas arrestimit të ish-anëtarit të bandës së Durrësit: I kemi dorëzuar Emirateve të Bashkuara marrëveshjen për ekstradimet

9 Shkurt, 13:18| Përditesimi: 9 Shkurt, 15:21

  • Share

Shqipëria, për herë të parë ka shanse reale për ekstradimin drejt Tiranës të të shumëkërkuarve që arrestohen në Dubai. I fundit i kapur atje, Julian Meçaj, në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në 2019, mund të ekstradohet në muajt në vijim nga njëri prej vendeve që konsiderohet ndër më të vështirët në botë për ujdi të tilla.

"I është dorëzuar Emiratave të Bashkuara marrëveshja që do të mundësojë ekstradimet. Shpresoj të kemi mundësi të nënshkruajmë një marrëveshje që të bëhet e mundur që çdo person i kërkuar nga drejtësia shqiptare të arrestohet dhe ekstradohet. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi kemi arritur të identifikojmë dhe ndalojmë një person të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptar"- tha Balla. 

Në rast të ekstradimit të Meçajt, bie miti i Dubait, i cili është kthyer në kupolën e strehimit të shqiptarëve të krimit. Për ministrin e Brendshëm Taulant Balla, të gjithë vendet e botës janë tashmë të aksesueshëm nga Policia e Shtetit.

Autoritetet shqiptare pritet të nisin në Dubai të gjitha provat në ngarkim të Julian Meçajt, me synim bindjen e autoriteteve gjyqësore atje për ekstradim. SPAK, mundi të zbardhë atentatin ndaj Arjan Ndosjës, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku ishin përgatitur edhe disa vrasje të tjera. Për ngjarjen në kërkim vijon të jetë edhe Plaurent Dervishaj, i cili po ashtu dyshohet se fshihet në Dubai.

Balla u pyet edhe për arrestimin e Shkëlzen Xhenjes në Shkodër, krahut të djathtë të Eljo Hatos, mikut të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Ministri përgëzoi forcat RENEA dhe theksoi se ka marrë fund koha kur dekonspiroheshin operacionet e policisë. 

Ora 13:40
RENEA arrestoi krahun e djathtë të mikut të Ervis Martinajt, Balla: Koha e dekonspirimit të operacioneve, ka përfunduar

 

Pas një takimi që pati me drejtues të policisë vendore Dibër, ministri i Brendshëm Taulant Balla foli edhe për arrestimin e 32 vjeçarit Shkëlzen Xhenja në Shkodër, i cili njihet si krau i djathtë i Eljo Hatos, mikut të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Balla përgëzoi RENEA-n për kapjen e 32 vjeçarit me precedentë të theksuar kriminalë që shfaqet në dosjen e operacionit “Metamorfoza” ndërsa theksoi se ka përfunduar koha e rrjedhjes së informacionit.

“RENEA ka kryer sot një operacion të rëndësishëm për arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë. Vlerësoj performancën e forcave të policisë. Koha e rrjedhjes së informacionit në operacione të caktuara ka përfunduar pasi policia po kryen operacione me sukses të plotë”- tha Balla.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 09/02/2024 15:19

    Prandaj edhe Ben Tigri nga Dubai shkoi ne Zvicer or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?