Sali Berisha

Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon opozita! Berisha: Mbahet në burgun e VIP-ave që përcaktojnë kushtet njësoj si Escobar-i! Salianji: SPAK të godasë mafien politike

6 Qershor 2023, 20:47| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 22:43

  • Share

Edhe opozita ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos. Sali Berisha bazohet tek mesazhi që i sjell qytetari dixhital që thotë se vendimi për urdhër arrestin është bërë 4 ditë më parë por e ka bllokuar Edi Rama.

Sipas Berishës, Dako po mbahet në burgun e të privilegjuarve që edhe këtë herë përmes qytetarit dixhital shfrenon fantazinë dhe pretendon se është burgu i VIP-ave që i ngjan atij të ish-lordit të drogës, Pablo Escobar.

Ndonëse raportohet se Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Tiranë, Berisha thotë se është në burgun e VIP-ave ku i përcakotjnë vetë kushtet.

“Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos. Rama e bllokoi atë! Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve! Përshëndetje doktor. Asnjë nuk e trajton se pse vendimi i arrestit është nxjerrë të premten me firmën e gjyqit. Kurse ekzekutimi bëhet pas 4 ditësh.

Kush e bllokoi? Sigurisht Rama! Kompromis? Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Perderisa po hetohen nga SPAK-u, duhet të qëndrojnë ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet.... miqësisht”, shkroi Berisha.

Për arrestimin e Vangjush Dakos ka reaguar edhe Edi Paloka duke thënë se do lirohet shumë shpejt se nuk do e hapë gojën për Ramën ndërsa pretendon se ky i fundit e ka bërë skenarin ndërsa regjia është bërë nga ambasadorja Yuri Kim. Ndërsa Ervin Salianji e cilëson zhvillim pozitiv arrestimin e Dakos dhe thotë se SPAK duhet të inkurajohet e të godasë mafien politike që vjedh zgjedhjet.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arrestuar në 6 qershor me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij lidhur me lejen e ndërtimit të kateve shtesë në një pallat të ndërtuar 11 vite më parë si dhe për një tender të dhënë në vitet 2014-2015 duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Në pranga kanë rënë edhe 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të drejtorisë së Urbanistikës në Durrës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka firmosur 10 masa arresti, 7 prej të cilave ‘arrest me burg’ dhe 3 ‘arrest shtëpie’.

Ora 19:09
Salianji: Arrestimi i Dakos, zhvillim pozitiv! Inkurajojmë SPAK të vijojë goditjen e mafies politike që dhunon zgjedhjet

1684400500_salianji.jpg

Ervin Salianji e ka cilësuar zhvillim pozitiv arrestimin e Vangjush Dakos. Sipas tij, SPAK duhet të vijojë goditjen e mafies politike që dhunon zgjedhjet dhe zhat e komandon qytetarët.

“Pavarësisht se i vonuar, arrestimi i Vangjush Dakos është zhvillim pozitiv për rritjen e fuqisë goditëse dhe hetimeve të SPAK tek personat me pushtet politik dhe lidhje me qeverinë!

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ne kemi denoncuar prej vitesh abuzimet skandaloze, korrupsionin masiv, deformimin e vullnetit të zgjedhësve, shkatërrimin e zgjedhjeve, betonizimin e Durrësit, shpërblimin e grupeve kriminale me ofiqe qeveritare dhe pasuri publike!

Dako është një prej zbatuesve në terren të involvimit dhe përfshirjes së krimit në zgjedhje, në shkatërrimin dhe vjedhjen e tyre, pamundësinë për të garuar për shkak të shpërblimit masiv dhe lehtësimit që i bente grupeve të krimit të organizuar!

Strategjia  për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synonte dhe synon të mpijë reagimin e shoqërisë, qeveria ka imponuar pranimin e krimit si standard duke asgjesuar votën dhe praktikisht asgjesuar demokracinë në vend!

Të shpresojmë dhe inkurajojmë SPAK dhe institucionet e drejtësisë që ky mos jetë rasti i fundit por i pari që nis goditjen me themel të mafias politike që dhunon gjatë zgjedhjeve dhe zhvat dhe komandon qytetarët  më pas!” – shkroi Salianji.

Ora 18:47
Arrestimi i Vangjush Dakos, Paloka: Nuk flet për Ramën dhe i garanton dalje të shpejtë nga burgu! Drejtësia e reformuar, regjia nga Yuri Kim

1678188568_800063248acd1ee60.jpg

Edi Paloka ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos duke thënë se gjithcka është organizuar nga Edi Rama dhe Yuri Kim.

“Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore.

Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.

Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”.

Kjo është drejtësia e reformuar.

Skenari: Edvin Rama

Regjia: Yuri Kim”, shkroi Paloka.

Komento

Komente

  • Drejtesi e munguar: 07/06/2023 07:25

    Po ketij Salihanit,akoma s'i erdhi rradha te bej denimin e marre nga drejtesia?

    Përgjigju
  • Mergimtari: 07/06/2023 06:45

    Ky,i konsideron te gjithe njerzit si vetja.Pse nuk flet Ky per Berishen e Bashen nuk flasin edhe te tjeret.Ky,eshte nje sherbetor besnik i personit me te lakuar per krime ne Shqiperi.A do te flase ndonjeher hapur Ky person?

    Përgjigju
  • jugu vlora: 06/06/2023 22:11

    po ky qe beri mijera nena te vishen me te zeza qe 30 vjet kur po i vihen prangat

    Përgjigju
  • Ledi: 06/06/2023 21:53

    Sako u arrestua nga SPAKU per korruosion dhe Ky eshte nje Sinhala I mire se drejtesia pi vepron.Pir re degjosh kete peshjaqenin evkrimut shteteror sgqiptar si Saliu she nje mashtryes irdiner si Salianji te flasin per luften kunder kirrupsionin kjo eshte e paduryeshme bile irriton masen e Madge re popullit sgqiptar qe kerkon drejtesi dhe Jo njeanshmeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?