Arrestimi i shefit të Komisariatit të Kurbinit, ministri Balla: Nuk do të ndalim vetë-pastrimin e policisë

9 Tetor 2023, 20:12| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 20:21

  • Share

1696498110_1696497542balla.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e sotëm të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut për goditjen e një grupi kriminal, ku i dyshuar është dhe një oficer i lartë policie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla e konsideron vetë-pastrimin e të inkriminuave në radhët blu si një proces kyç, në luftën ndaj paligjshmërisë.

"Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar sot pasdite Shefin e Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili dyshohet për bashkëpunim me drejtuesit e një grupi kriminal, ndaj të cilëve janë lëshuar gjithashtu urdhra arresti. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit", shkruan Balla në rrjetet sociale pak minuta pas operacionit të bujshëm, detajet e të cilit u bënë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.


Lajmi kryesor:

Pranga shefit të komisaratit në Kurbin, pjesë e grupit të trafikantëve të drogës! Në kërkim ‘baroni’ Gëzim Çelaj e 2 të tjerë! Në gusht dogjën velierën me kanabis


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?