Arrestimi i Sali Berishës, Parlamenti i dërgon SPAK dokumentin: Ke autorizimin

21 Dhjetor 2023, 12:46| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 13:21

  • Share

1703158526_dokumente.jpg

Verëm pak orë pasi miratoi me 75 vota pro Kuvendi i dërgoi SPAK-ut  pranimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KUVENDI

VENDIM

Nr. 127/2023

PËR KËRKESËN E PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, TIRANË, PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR ARRESTIMIN/HEQJEN E LIRISË SË DEPUTETIT SALI BERISHA, NËPËRMJET ZËVENDËSIMIT TË MASËS SË SIGURIMIT

Në mbështetje të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 118, pikat 4 dhe 5, e 55 të Rregullores së Kuvendit, me rekomandim të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Miratuar në datën 21.12.2023

KRYETARE

Lindita NIKOLLA

Tashmë ‘topi’ është në SPAK, i cili pritet t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesën për arrest me burg ose arrest shtëpie për Berishën.


Lajmi kryesor:

'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?