Foto ilustruese

Arrestimi i protestuesve gjatë shembjes së Teatrit, deputetët e PE: Janë shkelur të drejtat e lirisë së shprehjes

11 Qershor 2020, 17:24| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 17:32

  • Share

Tre deputetë të Parlamentit Europian, Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP) i kanë drejtuar pyetje Komisionit Europian mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ata e kanë konsideruar shkelje të lirive arrestimin e protestuesve gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar, duke theksuar se liria e shprehjes dhe mendimit është një shtyllë e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Përmes një postimi thuhet se BE ka një politikë fqinjësore të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe mbrojtjen e vlerave që përcaktojnë projektin evropian.

Pyetje për Komisionin Europian:

Shembja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe kërcënimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP) — Eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane.

Bashkimi Europian ka një politikë fqinjësie të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik e social dhe mbrojtjen e vlerave që përkufizojnë projektin europian. Siç u pa edhe tek samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në 6 Maj (e cila rezultoi në një paketë ndihme prej 3 miliard eurosh), afrimiteti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor është një shembull shumë i mirë i kësaj politike, e cila përfshin 6 vende kandidate bashkë me Shqipërinë.

Në 17 Maj, autoritetet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar.

A mund të përgjigjet Komisioni Europian për:

               1 – A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit?

               2 – Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?

Shkrimi nga tre deputetët

Komento

Komente

  • Sifi: 12/06/2020 08:59

    Eurodeputetet ngaterrojne lirine e fjales(qe eshte e drejte kushtetuese)me zaptimin ne dhune te prones publike ,ku shume mire mund te zgjdhnin rrugen ligjore per kerkesat e tyre.Ata nuk jane artist por militant partie qe nuk i perkrah shumica e aktiteve dhe shumica e shqiptareve.Godina e re e teatrit asht kerkese e kohes dhe duhet te realizohet me cdo lusht .Opozita po proteston per cdo veper publike qe ndertihet dhe kjo eshte antiligjore dhe antikombetare

    Përgjigju
  • Lui: 11/06/2020 22:45

    Zoterinj europarlamentare, arrestimet ate dite nuk kane ndodhur per te ndaluar fjalen e lire, por perkundrazi, per te ruajtur demokracine e cila eshte e bazuar ne respektimin e ligjit. Dhe kush proteston duke qene agresiv ndaj policise, atehere ketu nuk ka te beje me fjalen e lire. Por gjithesesi ju jeni te partise popullore europiane, dmth simotra e pd ketushme dhe kuptohet arsyeja e kesaj pseudoankese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?