Arrestimi i Pëllumb Gjokës, dosja 'Metamorfoza' drejt mbylljes, SPAK komunikon akuzat, veçohet çështja për Ervis Martinajn

15 Prill, 16:21| Përditesimi: 15 Prill, 17:25

  • Share

TIRANE- Prokuroria e Posaçme është drejt mbylljes së hetimeve ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

SPAK ka nisur komunikimin e akuzave për personat nën hetim ku deri më tani mësohet se është bërë për biznesmenit Pëllumb Gjoka, për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri, të cilit në këtë fazë i është hequr akuza për shpërdorim detyres, teksa akuzohet vetëm për korrupsion. 

Gjithashtu pjesë e dosjes është edhe ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, cili dyshohet se ndihmoi anëtarët e fisit Bajri në planin e vrasjes së Ibrahim Licit dhe Dorjan Dulit. Për ish prokurorin e Shkodrës njëherësh ish drejtues i akuzës në Kukës Xhevahir Lita ka rënë akuza për grup kriminal, teksa akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Vijimi i komunikimit të akuzës po bëhet së fundmi për anëtarët e tjerë të grupit që ranë në pranga. Ndërkohë për personat që ende ndodhen në kërkim mes tyre edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar hetimin.

Mësohet se SPAK  ka nisur letërporosi rreth disa detajeve shtesë të zbuluara gjatë hetimeve dhe bisedave që kanë kryer anëtarët e grupit kriminal përmes aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC.

Zbërthimi i aplikacioneve zbuloi vrasjen e Gjon Boriçit, planin e vrasjes së ish policit të burgjeve Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Gjithashtu Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me porosi të biznesmenit  Pëllumb Gjoka.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marku: 15/04/2024 18:57

    Me pushkatim te denohen keta te pa fe ete pabese Pullumb Gjoka ka lidhe dhe me grupe te tjere

    Përgjigju
    • Yes: 16/04/2024 05:23

      ????

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?