Arrestimi i mjekut Edvin Prifti/ I gjendet blloku ku shënonte emrat e pacientëve dhe paratë e marra! Në SPAK kallëzime të tjera nga disa qytetarë (EKSKLUZIVE)

17 Shkurt 2021, 11:08| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 14:15

  • Share

TIRANË- Një bllok me shënime të emrave të pacientëve dhe bashkangjitur tyre edhe shumat e parave që ka marrë është prova më e fortë që ka SPAK kundër mjekut të arrestuar Edvin Prifti. Gazetari i Report TV, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se në këtë bllok variojnë shuma të shënuara që shkonin nga 1 mijë deri në 10 mijë, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për lekë apo euro. Nisur nga kjo, SPAK ka sekuestruar kartelat mjekësore për të verifikuar nëse emrat dhe datat korrespondojnë me emrat e shënuar në bllokun e Priftit.

Nga ana tjetër, sa i përket parave të gjendura në shtëpi e në zyrë, mësohet se janë pyetur bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, por këto të fundit kanë thënë se këto para nuk janë nxjerrë prej tyre. Nga sa raportohet, ka qenë gruaja e mjekut që ka deklaruar se paratë ishin të saj që i kishte përfituar nga një kontratë shit-blerje që nuk ishte noterizuar ende.  Nga ky proces ka një “përplasje” mes Prokurorisë dhe avokatëve lidhur me vendin se ku u gjetën paratë. Sipas organit të akuzës, 50 mijë euro dhe 3 mln lekë janë gjetur në zyrën e mjekut, por sipas avokatëve ato ishin në çantë dhe do dërgoheshin në bankë nga Prifti.  Aktualisht SPAK po kryen hetime mbi origjinën e këtyre parave, teksa janë shtrirë edhe në gjetjen e personave që mund të kenë pasur lidhje me mjekun e që shërbenin si sekser për gjetjen e pacientëve dhe transferimin e tyre në privat.

Gjithashtu, Report Tv raporton se në SPAK kanë mbërritur denoncime të tjera në drejtim të Priftit nga të afërm të pacientëve se u ka kërkuar para në këmbim të kryerjes së operacioneve. Mirëpo, një detaj i ri që del, është se Prifti ka denoncuar më herët një qytetar nga Lushnja me pretendimin se e shantazhonte. Ky i fundit, sipas informacioneve, i kërkonte mbrapsht paratë, pasi operacioni që kishte kryer Prifti nuk kishte dalë me sukses.

Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por sot avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

 

Ora 11:35
Arrestimi i Edvin Priftit, SPAK gjen shënimet me emrat e pacientëve dhe lekët që u ka marrë

1613223129_prifti.png

Pas arrestimit të mjekut Edvin Prifti, gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se ndër provat e sekuestruara të SPAK gjatë hetimit janë edhe shënime ku ishin shkruar emrat e pacientëve dhe lekët që ata i kishin dhënë.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 17/02/2021 19:18

    Mjeku mire gjithmone i mire eshte pacienteve do i sherbeje si ne spital ashtu dhe ne spitalin e burgut ne qofte se gjykata e nxjerr fajtor

    Përgjigju
  • Andi: 17/02/2021 19:06

    Aq merak ka pasur saqe i mbante shenim lekek e marra se mos i dilte ndonje pa paguar ose qe kishte paguar pak. Si doktor ishte shume i mire ne profesion por shume zemer ngushte dhe i vogel ne karakter.

    Përgjigju
  • so fair, so good: 17/02/2021 17:24

    Sistemi i ngritur e i artikuluar nga e me kardiokirurgun e talentuar Edvin Prifti eshte dukshem dhe ne te gjitha aspektet ne te cilat eshte shfaqur, nga berja publike e atyre pak pergjigjemeve, gjetjet e parave me blicin e vogel policor, blloku i detajuar i shenimeve te tij, vetedeklarimet e "justifikimet" e tij e te kolegeve e bashkepuntoreve te tij, brenda dhe jashte spitalit QSUT (si rasti i dr. Maksim Basho - edhe ky i dy e tre punesuar ne shtet e privat - i cili pohon se ne c'permasa ishte industrializuar fenomeni = " ...lavdi qe duhet shkruar duke vene germat me pllaka ari ...": http://www.gazetatema.net/2021/02/15/kolegu-i-edvin-priftit-shperthen-ndaj-qytetareve-meritat-e-tij-te-shkruhen-ne-pllaka-ari-eshte-revolucionar-ky-popull-hipokrit-nuk-e-meritonte-ai-do-jete-triumfator/), denoncimet e bera nga qytetaret per te, aktet e shitblerjeve me personazhe qe "... nuk kane mundesi te veprojne ne banke ...", sic e kerkon Ligji, etj, demostrojne qe ky dhe bashkepuntoret e tij jane profile mafioze dhe eshte rasti qe kete grup ta hetojne e procedojne me Ligjin Antimafia.

    Përgjigju
  • Titi: 17/02/2021 16:48

    O Doktor pis,ik njehere merr lek ne Europe! Ti fusin ato Doktoraturat,dhe masterat ne byth.. keni gjetur parajsen ketu ne Shqiperine e shani dite nate,dhe vu leket.. ca kujton se je i pazevendesueshem! Nje bie,mijra ngrihen o i mjere..

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/02/2021 16:16

    Ky nuk është i vetmi ”doktor” që e ka zhvatur popullin e pa mbrojtur! Këta kriminel duhet burgosur dhe larguar nga shëndetsia për gjithëmon!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?