Njëra prej mësueseve ndihmëse të shkollës 9 vjeçare në Tepelenë ku dyshohet se mësuesi i fizkulturës, Kleanth Laçi ka ngacmuar seksualisht një nxënëse, ka deklaruar se nuk besonte që 59 vjeçari ta ketë bërë diçka të tillë.
“Unë kam 6 vite në këtë shkollë dhe nuk e mendoj se profesori të ketë bërë diçka të tillë. Unë si mësuese për atë profesor nuk e mendoj se e ka bërë diçka të tillë. Edhe mund të jetë e inskenuar. Unë nuk e kam parë gocën që pretendon se është ngacmuar seksualisht.
Unë kam dërgjuar vetëm për një nxënëse të ngacmuar. Por me pak fjalë nuk e besoj që profesor Keli ta ketë bërë një gjë të tillë”- u shpreh mësuesja.
Ndërkohë drejtoresha e shkollës nuk pranoi të prononcohej për mediat, duke i kërkuar gazetarit të Report TV që të largohej nga oborri i shkollës. Drejtoresha i kërkonte mësueses që të mos jepte deklaratë për mediat lidhur me rastin.
Lajmi kryesor:
Arrestohet mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, akuzohet për ngacmim seksual të 2 nxënëseve! Drejtoresha: S’kishte sjellje të dyshimtë në shkollë
B.V/ReportTv.al