Ilir Meta

Arrestimi i Jorgo Goros, Meta: Demonstrim i politikës së bedelave që përdor Rama, kërkon të shkarkojë përgjegjësinë

25 Mars, 15:19| Përditesimi: 25 Mars, 15:24

  • Share

1711371258_ilirmeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën me gazetarët ditën e sotme dha edhe një koment për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goros. Meta shprehet se pas këtij arrestimi qendron kryeministri Rama, i cili kërkon të shkarkojë përgjegjësinë.

'Arrestimi është demonstrim i politikës së bedelave që përdor Rama pasi i përdor e i shtyp mirë e mirë për llogari okulte, bazuar mbi paligjshmëri, pastaj kujton se me arrestime të tilla do shkarkojë një pjesë të përgjegjësisë së tij, ku dihet që është i vetmi përgjegjës… është si matroshkat ruse.', thotë Meta.

Nga ana tjetër, Meta dha edhe një koment sa i takon mbajtjes në burg të Fredi Belerit. Për të, rasti Beleri është një pikë ujë në oqeanin e paligjshmërisë ku ndodhet vendi sot. 

'Ajo që ka ndodhur (arrestimi i Belerit) është një gjëmë për ekzistencën e shtetit ligjor, i cili praktikisht nuk eziston se është kapur për fyti nga Edi Rama, rasti Beleri është demonstrimi më i mirë i kësaj gjëje. Këtë gjë e kam shprehur edhe në mediat ndërkombëtare e mediat greke kur më kanë pyetur, por për shkak të politikës së tyre, një mesazh kyc që u kam dhënë se rasti Beleri është një pikë në ujë në oqeanin e paligjshmërisë ku ndodhet vendi, ku ndodhet shteti ynë. Është një përgjegjësi e atyre që kanë heshtur deri më sot për kapjen e shtetit nga Rama, e sot alarmohen kur shohin raste të tilla si Beleri.'


Lajmi kryesor:

E akuzoi për pazare me Ramën, Basha përplasje në distancë me Metën: Ka marrë malet për t'ju fshehur drejtësisë


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?