Arrestimi i Jorgo Goros, Bardhi: Të arrestohen edhe bashkëpunëtorët e Ramës që në shkelje të ligjit përfituan statusin e investitorit strategjik

23 Mars, 18:09| Përditesimi: 23 Mars, 19:10

  • Share

1711122991_bardhi.jpg

Jorgo Goro kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës është arrestuar me urdhër të SPAK, ndërsa masa janë lëshuar edhe për 4 të tjerë.

Për lajmin ka reaguar edhe deputeti Gazment Bardhi përmes rrjeteve sociale.

Bardhi e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë që duhet të shoqërohet me arrestime të tjera. 

'Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.'- shkruan Bardhi.

M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?