Arrestimi i Hektor Ndokës në Madrid të Spanjës, policia: Do të ekstradohet drejt Shqipërisë

19 Janar 2023, 13:45| Përditesimi: 19 Janar 2023, 13:51

  • Share

Policia shqiptare ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Hektor Ndokës në Madrid të Spanjës. 33 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas atentatit të dështuar ndaj Pregn Palucës në dhjetor të vitit 2021 në Kamëz, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë ku do të gjykohet për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Me vendimin e datës 16 dhjetor të vitit 2021, gjykata e Lezhës i ka caktuar Ndokës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.


Lajmi kryesor:

Planifikuan atentatin ndaj Preng Palucës për prishje të pazareve të drogës në Kamëz, pas 1 viti në arrati vihen në pranga 2 të rinjtë në Spanjë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?