Kreu i ILD-së, Artur Metani

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ ILD: Koha që secili të bëjë llogaritë e veta

12 Shkurt 2021, 12:36| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 12:52

  • Share

TIRANË- Kreu i ILD-së, Artur Metani ka një paralajmërim të fortë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, që me Reformën në Drejtësi do të ketë të njëjtin fund si gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Duke përshëndetur operacionin e SPAK, ai thekson se zbatimi i kësaj reforme është luftë, e për pasojë tani secili të bëjë llogaritë e veta.

“Duke përshëndetur aksionin e djeshëm të SPAK, dua te nënvizoj se zbatimi i reformës në drejtësi, adresimi i paligjshmërive në sistem është luftë. Tani është koha qe secili të bëjë llogaritë e veta!”, shkruan Metani. 

Superoperacioni ndodhi ditën e djeshme, ku në pranga përveç gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe avokatit Aldo Tabaku, përfunduan dhe 8 persona të tjerë, mes tyre zyrtarë të Gjykatës. Hoxha u arrestua dje rreth orës 09:00, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore, e cila pritej të përfundonte me lirimin e të dënuarit, Saimir Petani. Ato kishin krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale, me qëllim lirimin e të dënuarve me burg, skemë nga e cila kanë përfituar Endrit Dokle, Genc Tafilit ai Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë. 

Postimi i kreut të ILD-së, Artur Metani

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?