Arrestimi i Gjicit, urdhër arreste edhe për persona të cilët dyshohet se kanë shantazhuar ish-kryebashkiakun me publikimin e video-skandalit

24 Qershor 2023, 18:57| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 20:00

  • Share

 

Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe masa të tjera arresti për persona të cilët dyshohet se kanë shantazhuar ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici me publikimin e video-skandalit seksual në zyrën e tij.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi raporton se që pas publikimit të videos janë kryer hetime edhe ndaj vajzës që shfaqej në zyrën e Gjicit për të identifikuar personat e tjerë me të cilët ka bashkëpunuar për të realizuar videon dhe më pas për të shantazhuar Gjicin.


Lajmi kryesor:

Video-skandali në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici arrestohet për korrupsion pasiv! Edhe gruaja në zyrën e tij ndalohet në Shkodër


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?