Arrestimi i Fredi Belerit, Xhaçka: Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë! E lëmë drejtësinë ta trajtojë pa presione  

12 Maj 2023, 14:36
  • Share

1681461559_Screenshot2.png

Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar sa i takon arrestimit të Fred Belerit. Ajo thotë se fillimisht duhet t’i lihet drejtësisë të hetohet si çështje, ndërsa u kërkon grekëve që të monitorojnë nga afër situatën pa presione

“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona.

Kandidatura e shtetasit shqiptar, Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat.

Me respekt, u kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve.”- shkroi Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Fredi Belerit, Rama: Ndalimi të jetë i provuar dhe ligjërisht i motivuar, të mos nxitohet me konkluzionet politike! Skandal nëse s'ka prova


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?