Arrestimi i Fredi Belerit, Çollaku: Prokuroria të flasë! Nëse provohet, të trajtohet si goditje e fenomenit që ndodh kudo në Shqipëri

12 Maj 2023, 14:34| Përditesimi: 12 Maj 2023, 14:42

  • Share

Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se nëse provohet akuza e shitblerjes së votës për Fredi Belerin, duhet të trajtohet si goditje e një fenomenit që ndodh kudo në Shqipëri.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Collaku thotë se shitblerja e votës ka vrarë zgjedhjet shqiptare, ndaj prokuroria duhet të faktojë akuzën.

Çollaku thekson se shpesh herë kërkon nga partnerët europianë që t’i ndihmojë në përballjen me fenomenin e shitblerjes së votës.

“Duhet të flasë prokuroria. Nëse ky fakt është i dokumentuar, i provuar, besoj se s’duhet të trajtohet si rast politik por si goditje e një fenomeni që nuk ndodh vetëm në Himarë por kudo në vend. Është një nga ato kancerat e politikës shqiptare ku zgjedhjet përcaktohen nga blerja apo shitja e tyre. Në rast se është e dokumentuar, prokuroria ta provojë. Shitblerja e votës është një nga fenomenet që ka vrarë zgjedhjet shqiptare, është ajo çfarë çdo ditë ne i kërkojmë të na ndihmojnë partnerëve europianë dhe janë akte me të cilat duhet të distancohemi”, tha Çollaku.

Sa i përket fushatës zgjedhore, Çollaku u shpreh se janë në presion të jashtëzakonshëm por vë theksin te fondi që duhet të ishte lëvruar por nuk e kanë marrë ende, ndonëse janë në ditët e fundit të fushatës.

“Fushata e PD po zhvillohet në presion të jashtëzakonshëm. Ende sot nuk është lëvruar fondi kështu që është fushatë e paprecedentë. Ka profile të ndryshme fushata nga këto zona ku jam angazhuar. Në Tiranë, fushata është frontale”, tha Çollaku.

Kujtojmë se Fredi Beleri, kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Himarës, është zyrtarisht i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhjet', pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej ditësh në hetim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?