Në banesën e Evis Berberit gjenden shuma parash dhe piktura! Kreu i ARRSH: I kam bërë vetë

14 Mars, 09:41| Përditesimi: 14 Mars, 15:17

  • Share

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar në orët e mbrëmjes së djeshme me kërkesë të SPAK. Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri. Evis Berberit i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë 40 milionë lekë të vjetra e sendesh me vlerë. 

Sipas mediave gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së i janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash. Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte pikturuar vetë dhe se nuk ishin blerë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesë, i janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.


Lajmi kryesor:

Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?