Arrestimi i Enkelejda Hoxhës, KLGJ: Kemi marrë masa për vijimin e punës në Gjykatën e Krujës

11 Shkurt 2021, 15:33| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 15:36

  • Share

Bastisja nga SPKA e Gjykatës së Krujës dhe arrestimi gjatë seancës gjyqësore të gjyqtares Enkelejda Hoxha, ka reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili shprehet se do të merren masat që puna në këtë gjykatë të vijojë normalisht dhe pa penguar punën e saj dhe proceset ndaj qytetareve.

“Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë lidhur me arrestimet e kryera nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), garanton opinionin publik se ka marrë të gjitha masat për vijimin e veprimtarisë së gjykatës, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi. Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të japë udhëzime nё lidhje me proceset gjyqësore që zhvillohen në gjykatë, procese të cilat duhet të zhvillohen pa asnjë ndikim, të çfarëdolloji”, thuhet në reagimin e KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor shprehet se respekton pavarësinë e institucionale dhe të drejtën e qytetarëve për proces të rregullt ligjor. KLGJ thekson se do të marrë në vazhdimësi të gjitha masat e duhura për të garantuar vijueshmërinë e veprimtarisë së gjykatave dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor. 


Lajmi kryesor:

Do lironte një tjetër të dënuar për vrasje për 12 mijë euro, gjyqtares Enkelejda Hoxha i vihen prangat në sallën e gjyqit! SPAK bastis Gjykatën e Krujës! Zbardhet SKEMA (EMRAT)


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?