Protesta e punonjësve të OSHEE-së ditën e djeshme

Arrestimi i elektriçistëve për ‘shtëpinë e barit’ në Krujë, dita e dytë e protestës së punonjësve të OSHEE-së! U bashkohen 70 kolegë të OSSH, bojkotojnë punën

18 Mars 2023, 10:48| Përditesimi: 18 Mars 2023, 11:01

  • Share

70 punonjësit e degës së OSHEE-së Krujë-Fushkrujë vijojnë në ditën e dytë të protestës duke mos ofruar asnjë shërbim të asnjë fushe në këtë zonë përpos familjareve me nevoja të veçanta.

Punonjësve të OSHEE-së u janë bashkuar edhe 70 punonjësit e OSSH (Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes) në mbështetje të tyre.

Situata e krijuar vjen si pasojë e arrestimeve të realizuara herë pas here dhe ngarkimit me përgjegjësi ligjore të punonjësve të OSHË-së për “shtëpitë e barit” të cilat përdorin lidhje të jashtëligjshme për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pas operacionit të zhvilluar në Krujë u arrestuan dy punonjës të OSHEE-së dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë pas zbulimit dhe asgjësimit të 390 bimëve kanabis të gjetura në një bunker të ushtrisë në fshatin Halil të Krijës.

Arrestimi i Haki dhe Arlind Selimit, solli reagimin e punonjësve të OSHEE-së të cilët vendosën që të pezullojnë punën për një afat të pacaktuar duke kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar. Ata pretendojnë se është e disata herë që bien pre e arrestimeve të policisë edhe pse nuk kanë lidhje me veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?