Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e efektivit të RENEA-s, Xhulio Liçi, 28 vjeç nga Fieri, i akuzuar për shpërndarje droge, ndërsa po ashtu ranë në pranga edhe dy persona të tjerë, Luan Gaçi dhe Ded Nimani, ky i fundit person me precedent të mëparshëm të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Këtyre personave iu sekuestrua 1 kilogramë e 88 gramë lëndë narkotike kokainë, ndërsa policia bën me dije se ata blinin lëndë narkotike në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Ata u mbajtën nën vëzhgim nga policia, pas informacioneve të marra, ndërsa u arerstuan në flagrancë në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim", njofton Policia.
Lajmi kryesor: