Arrestimi i Dakos, hetimet e SPAK pas kallëzimit nga 15 banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në 2019! U ndërtuan 4 kate shtesë mbi lejen e dhënë në 2011-ën

6 Qershor 2023, 19:35| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 19:55

  • Share

1686072988_dakko.jpg

Sipas detajeve të mësuara nga arrestimi i Vangjush Dakos dhe ish zyrtarëve të tjerë gjatë ditës së sotme, mësohet se hetimet e SPAK kanë nisur pas kallëzimit nga 15 banorë të pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2020 banorët protestuan dhe depozituan edhe një kallëzim për Dakon dhe zyrtarët e tjerë të cilët kanë dhënë lejen e ndërtimit për pallatin.

Leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në shtator të vitit 2011. Ndërsa Dako ka dhënë leje për ndërtimin e 4 kateve shtesë të pallatit.

 


Lajmi kryesor:

Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?