Vangjel Dule dhe Fredi Beleri

Vangjel Dule: Edhe kryebashkiakë të tjerë kanë vepruar si Fredi Beleri, por s'janë arrestuar! U bë me regji nga Rama

29 Shkurt, 10:58| Përditesimi: 29 Shkurt, 11:31

  • Share

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me procesin gjyqësor ndaj Fredi Belerit, i arrestuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Dules arrestimi i Belerit është bërë me regji e monitorim të kryeministrit Edi Rama. Dule tha më tej se ka pasur 31 raste për korrupsion zgjedhor dhe nga 31 rastet me përjashtim të Belerit asnjë nuk përfundoi me arrestim.

‘Rrëmbim në qendër të Himarës në një moment që ishte me avokatin e tij. Kemi një arrestim i cilësuar në flagrancë pa asnjë fakt pa asnjë provë dhe pa asnjë dokument. Që nga 6 maji përgjimet e Belerit u shoqëruan me retorikën në rritje të Ramës. Kudo që u gjet në fushatën elektorale. Rama para çdo vendimi të gjykatave, si për vendimin në themel u ka paraprirë me deklarata publike duke matur fajin peshën e fajit duke e krahasuar atë me raste të tjera analoge. Kjo dëshmon se çështje Beleri ka qenë frymëzim regjim dhe monitorim nga Rama.

Beleri u përgjua nga 15 efektivë nuk u provua asnjë fakt. E drejta e zgjedhjes. Nuk përfundojnë me ratifikimin e KQZ-së, por përfundon me betimin e të zgjedhurit. Të privohet e drejta universale kushtetuese e zgjedhjeve. Komitetit të Himarës i privohet  drejta kushtetutës e zgjedhjeve. Nuk kanë në krye të bashkisë zgjedhësin e tyre. Ka pasur 31 raste se asnjë nga 31 rastet me përjashtim të Belerit nuk përfundoi me arrestim. I vetmi përjashtim është për Belerin. Nga ana tjetër krerët bashkisë me të njëjtat akuza, jo vetëm nuk janë ndaluar po zgjedhur dhe rizgjedhur në tre procese zgjedhore.’- tha Dule.

Ndërkohë avokati i Belerit, Geni Gjyzari, tha se dje procesi u ndërpre në mënyrë të paligjshme e se gjatë procesit gjyqësor ka pasur shkelje të papranueshme.

‘Avokati dje u ndërpre procesi në mënyrë të paligjshme. Kas pasur shkelje të papranueshme në procesin gjyqësor ndaj Fredi Belerit.’- tha Gjyzari.

Deklaratat u bënë gjatë një konference, me pjesëmarrjen edhe të Rithemelimit.

Në seancën e mëparshme të zhvilluar më 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nën akuzën për blerje votash.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/03/2024 01:56

    Jo,regjia ishte e Belerit qe donte te blinte vota e te behej kryetar me cdo kusht.Rama shprehu vetem ate qe mendojme ne te gjithe shqipot per Beleret,Dulet & Co.

    Përgjigju
  • Faro: 29/02/2024 17:39

    Po po me rregjin e hajdutit,po ti me rregji të Grekqirëve anti Shqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?