Tedi Blushi

Blushi denoncon: Një 64 vjeçar në Vlorë u arrestua për një llamarinë pa leje, falen oligarkët që ndërtojnë kulla në Tiranë

2 Nëntor 2022, 12:51| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 13:04

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar një vendim të gjykatës së Vlorës ku një 64 vjeçar është arrestuar dhe është vënë nën hetim për vendosjen e një çatie prej llamarine në objektin që kishte në pronësi.

Blushi shkruan se ky ishte standarti i dyfishtë i kryeministrit Edi Rama, ku ndërkohë që oligarkëve u falej ndërtimi i kullave pa leje, qytetari në Vlorë arrestohej për një llamarinë të vendosur pa leje, duke argumentuar se kështu ndëshkoheshin më të dobëtit.

"Në Vlorë arrestohet 64-vjeçari për llamarina pa leje (çati me teneqe), në Tiranë falen oligarkët për kate, pallate dhe kulla pa leje.

Ky është standardi i dyfishtë dhe modeli qeverisës shtypës i Edi Ramës: Ndëshkim, arrestim dhe burg për më të dobëtit. Favorizim, legalizim dhe liri për më të pasurit!

Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet përpara vullnetit të qytetarëve të lirë!"- shkruan Blushi në postimin e bërë në facebook.

Vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë i publikuar nga Tedi Blushi
 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?