Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 35 vjeçarit Eduart Hoxha në Shijak të Durrësit, i cili kërcënoi babain e tij se do ta vriste me sëpatë.
Ai përgëzoi forcat "RENEA" për ndërhyrjen në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale.
"Parandalimi apo reagimi në kohë nga Policia e Shtetit në rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore apo ndaj të miturve, janë detyra të cilat duhet të ndiqen me vëmendje maksimale në të gjithë territorin. Përgëzoj forcat e RENEA të cilët ndërhynë në kohë në rastin kërcënimit dhe dhunimit të një të moshuari, duke arrestuar dhunuesin"- shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
'Ule sëpatën o çun!' Dhunoi të atin e kërcënonte ta vriste! RENEA ndërhyn me forcë ta arrestojë! Video e operacionit! (EMRI)
B.V/ReportTv.al