Arrestimi i 2 zv.drejtorëve të policisë, deputeti Boçi: Rama po i shet një nga një për të shpëtuar lëkurën e vet

28 Qershor 2022, 13:04| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 13:05

  • Share

1656079938_Screenshot1.jpg

Deputeti i PD, Luciano Boçi ka reaguar për arrestimin e 2 zv.drejtorëve të policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla duke thënë se është maja e ajsbergut të implikimit të turpshëm të kësaj trupe në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Boci thotë se laku po shtrëngohet për Ramën ndërsa thekson se arrestimi nuk përbën më lajm për të sepse i shet një nga një për të shpëtuar lëkurën e vet.

"Midis tyre spikat Zv/drejtori NUSHI, i përfshirë në manipulim provash dhe në ngjarje të tjera. Zelli i tij ekstrem në goditjen e protestuesve demokratë ka qenë i njohur për publikun. Por tashmë ai e ca të tjerë e kanë përmbushur rolin e tyre, e “mjeshtri” lart, po i shet një e nga një, për të shpëtuar lëkurën e vet. Prandaj arrestimi i tyre nuk përbën më lajm.

Është shitja e rradhës, pasi i ka shtrydhur mirë e mirë. A nuk bëri kështu me Kokën?! Po me Bllakon, pasi e shfrytëzoi si blerës votash?!  Etj…etj… Por megjithatë laku po shtrëngohet pak nga pak dhe për Ramën. Revolta popullore është në prag!" - shkroi Boçi.


Lajmi kryesor:

Arrestimet për vrasjen Xhuvanit, Basha: Ardi Veliu dhe prokurori i Elbasanit të vihen para drejtësisë! ‘Rithemelimi’: Shpëtuan Ramën, po fshehin ngjarjen


A.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?