11 urdhër-arrestet e firmosura sot nga SPAK i cili shkaktoi një dëm prej 60 milionë lekë në buxhetin e shtetit solli debat në panelin e të ftuarve në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga.
Për avokatin Idejet Beqiri operacioni i finalizuar ditën e sotme nga SPAK për inceneratorin e Fierit nuk është zbulim i madh,. Por më i vogli përballë aferave dhe krimeve të mëdha që fshihen në vendin tonë. Beqiri shton më tej se së paku inceneratori ka pastruar plehrat në Fier, gjë që nxiti një përplasje me deputetin e Rithemelimit, Luan Baçi i cili tha se inceneratorët janë një sukses i vjedhjes.
Pjesë nga diskutimi:
Ideajet Beqiri: Të thuash që inceneratori është krimi i shekullit, unë do thoja që janë suksesi më i madh i këtij shekulli.
Baçi: Suksesi i vjedhjeve.
Beqiri: Janë pastruar plehrat.
Baçi: Po ku venë plehrat sot? Te inceneratori venë? Ka kaq vite që kanë ngrënë miliona euro dhe s’është në punë.
Beqiri: Unë s’të flas dot për gjëra teknike unë flas për probleme avokatie. Të flas unë punon s’punon... Pse merremi të gjithë e me gjëra që nuk duhet të merremi...
Baçi: Ka një kontratë për ta vendosur në punë dhe i kanë marrë paratë nga shteti madje dhe tani që janë në kërkim marrin para çdo muaj.
Për avokatin Beqiri, nëse SPAK nuk arrin të zbulojë ‘kokat’ e vërteta të krimit nuk ka zgjidhur asgjë, e për të janë Meta dhe Berisha. Avokati nënvizon se nuk kanë të krahasuar disa arrestime të disa individëve që nuk i njohim me krimet e Sali Berishës.
“Po të kisha dosjen e thosha unë këtë... SPAK po vjen vërdallë po merret me gjëra të vogla se nuk merret dot me të mëdhatë. (...) Po s’vajtën te Meta dhe Berisha s’bën hajër ky vend s’ke zbuluar asgjë.
Janë kriminelët më të mëdhenj të vendit, s’krahasohen krimet e Berishës me inceneratorët është turp.”- tha Beqiri.
Deputeti i Rithemelimit shton se të gjitha paratë duhet të bllokoheshin, pasi sipas tij shkojnë te inceneratori i cili nuk është vëne në punë. Sipas tij, hetimi i SPAK për inceneratorët duhet të shkojë te kryeministri.
“Do ishte i drejtë të bllokoheshin paratë. Nuk bllokohet fare shërbimi publik. Këto para shkojnë gjjthnjë për të vënë në punë inceneratorin i cili realisht nuk vihet në punë. S’duhet ta dezinformojmë publikun, këto nuk para nuk shkojnë për shërbimin publik por për inceneratorët. (...) Hetimi i SPAK-ut duhet të vejë te Kryeministri”- tha Baçi.
4 milionë euro u paguan për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Për 5 prej tyre vendimi u ekzekutua, teksa 5 të tjerë janë jashtë territorit të vendit. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.
Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.