Arrestimet e eletricistëve të OSSHE në Krujë, punonjësit në protestë, shefi i ekipit: S’kapin dot bandat, ndihemi të kërcënuar! Penalizohemi pa arsye

17 Mars 2023, 09:01| Përditesimi: 17 Mars 2023, 11:03

  • Share

 

Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik janë prononcuar sot për media për të denoncuar një ngjarje që e konsiderojnë të padrejtë nga ana e policisë së shtetit. Ata thonë se në Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së, të cilët arrijnë t’i “gjurmojnë” përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Ditën e djeshme, pasi kanë zbuluar një serë me fidanë kanabisi (Ende e pa raportuar nga ana e policisë për mediat) dhe janë arrestuar dy elektriciste. Për këtë ngjarje, Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

“Dje kanë arrestuar grupin e punonjës, 2 punonjës të OSHEE. Ne jemi 70 punonjës dhe ne po penalizohemi dita ditës. Arsyet janë shtëpitë e barit që i organizojnë njerëzit e krimit dhe arrestohen punonjësit e OSHEE. Ndihemi të kërcënuar. Kjo nuk është hera e parë, ne penalizohemi me argumentin që bashkëpunojmë me ta, por kjo nuk është e vërtetë. Ne vijmë në punë për të mbajtur familjen me bukë, për t’u ushqyer, ne çdo ditë jemi të kërcënuar kur vijmë në punë. Ne kërcënohemi kot, familjarët janë të indinjuar.”- tha ai.

Edhe Migen Masha thotë se OSHEE ka qenë gjithnjë në bashkëpunim me policinë e shtetit.

“OSHEE ka qenë gjithnjë me policinë e shtetit. Nuk sulmon dhe nuk zbulon autorët e vërtetë të shtëpive të barit. Përveç abonentëve që kanë nevojë, të sëmurë, që kanë fatkeqësi ne nuk do bashkëpunojmë më me policinë dhe nuk do ofrojmë më ndihmë.”- tha Masha.


Lajmi kryesor:

Zbulohet ‘shtëpi bari' në Krujë’, në pranga 5 persona, mes tyre 2 elektricistë të OSHEE! 70 punonjësit e tjerë bojkotojnë punën: S’është faji ynë


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?