Florian Taçi

'Arrest në shtëpi' për Florian Taçin, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë ndaj ish-kreut të kadastrës së Gjirokastrës

27 Mars, 16:00| Përditesimi: 27 Mars, 16:23

  • Share

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ndryshoi masën e arrestit për Florian Taçin, ish-kreun e kadastrës së Gjirokastrës, duke e lënë në ‘arrest në shtëpi’. Taçi u vu në pranga më 28 shkurtit këtij viti dhe u la në masën ‘arrest në burg’ nga Gjykata e Gjirokastrës.

Ai u arrestua pasi akuzohet për mashtrim, falsifikim dokumentash në bashkëpunim. Së bashku me Taçin, u arrestua edhe ish-topografi i Kadastrës, Alban Memishaj. Edhe ky i fundit u la ma masën ‘arrest në burg’.

Taçi e apeloi masën e vënë ndaj tij, duke kërkuar një masë më të zbutur, atë të detyrimit për t’u paraqitur. Gjykata e Apelit të Përgjithshëm vlerësoi për ndryshimin e masës ndaj Taçit, por për ta lënë në masën e ‘arrestit në shtëpi’.

Gjithashtu dhe Memishaj kërkoi zëvendësim mase, por nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit.

Gjatë arrestimit të Taçit, muajin e kaluar, policia ushtroi kontroll në zyrën e tij në avokatore në Gjirokastër, ku u sekuestruan dokumente të shumta që Taçi i shfrytëzonte.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?