Foto ilustruese

Arratisje si në filma, por u dështon ‘skenari’! Arrestohet çifti shqiptar në Itali

19 Mars 2023, 22:21| Përditesimi: 19 Mars 2023, 22:23

  • Share

Një çift shqiptar është arrestuar tre ditë më parë në Perugia të Italisë. Autoritetet italiane ndaluan për kontroll automjetin me të cilin po lëvizin dy të rinjtë shqiptarë, ndërsa konstatuan se 25-vjeçarja kishte një urdhër dëbimi që prej 31 janarit dhe të dy ishin me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Efektivët vendosën të shoqëronin në komisariat çiftin për informacione të mëtejshëm, por ata kanë tentuar të arratisen.

Teksa kanë qenë duke udhëtuar drejt komisariatit, 28-vjeçari shqiptar ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka ndërruar korsinë e qarkullimit. Më pas agjentët janë nisur në ndjekje të tij dhe kanë mundur të ndalojnë mjetin pak kohë më pas. Shoferi, megjithatë, ka braktisur mjetin dhe është larguar sërish, këtë herë në këmbë. Kur u arrit, ai goditi një oficer në një përpjekje për t’u larguar por nuk ia arriti dot. Ndërkohë, edhe 25-vjeçarja shqiptare kishte tentuar të largohej me shpejtësi nga automjeti, duke qëlluar fizikisht policin që kishte tentuar ta ndalonte.

Gjatë kontrollit, në makinën e 25-vjeçarit u gjetën disa bizhuteri ari të vjedhura. Të dy të rinjtë u arrestuan për kundërshtim dhe plagosje të një zyrtari publik.

Bizhuteritë e vjedhura

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?