Pamje nga aksioni

VIDEO/ Arratisje si në filma! 30-vjeçari shqiptar i rrethuar nga policë grekë, i përplas me makinë, efektivët i qëllojnë gomat

7 Mars, 15:25| Përditesimi: 7 Mars, 15:37

  • Share

Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Athinë ku policia greke ka arrestuar një shqiptar.

Mediet greke kanë publikuar pamje nga aksioni i policisë, të cilët kanë tentuar të ndalojnë 30 vjeçarin shqiptar që kryente manovra të rrezikshme me makinë duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Madje, në fund të videos dëgjohet sesi policia qëllon drejt gomave të mjetit në përpjekje për ta ndaluar.

Shqiptari, i cili nuk bindet dhe tenton të arratiset godet automjetet e parkuara dhe përplas makinën e policisë.

“Përfundimisht automjeti është larguar, por jo për shumë kohë, pasi pak më vonë autori, i cili është nga Shqipëria, është ndaluar nga forcat e policisë së Athinës dhe është arrestuar në rrugën Nirvanas”, bëjnë me dije mediet greke.

Pas kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 07/03/2024 16:57

    pse gomave?? ta qellonin tamam halene e mutit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?