Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski

Arratiset Nikola Gruevski? Autoritetet kërkojnë ta çojnë në burg, ish-kryeministri nuk gjendet

11 Nëntor 2018, 18:58| Përditesimi: 11 Nëntor 2018, 19:03

  • Share

Prej tre ditësh ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski është zhdukur nga publiku. Ai as ditën e sotme nuk është paraqitur në seancën e Komisionit për Çështjet Kushtetuese.

Mungoi edhe dje, ndërsa të premten korrieri i gjykatës nuk e gjeti në shtëpi për t’i dhënë vendimin për refuzimin e ankesës për shtyrjen e dënimit me burg për rastin "Tanku".

Autoritet gjyqësore deklaruan se të hënën do të vazhdojnë me përpjekjet për t’ia dorëzuar ish-kryeministrit maqedonas vendimin për të nisur vuajtjen e dënimit prej dy vjet burg. Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e Qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?