Nëna 19-vjeçare braktis në gjumë burrin e foshnjën, familjarët: Na vodhi paratë! ‘Pa Gjurmë’ sjell dëshminë e djalit me të cilin la takim

9 Shtator 2020, 18:57| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 19:11

  • Share

Braktis djalin e mitur dhe vendos të largohet, 19-vjeçarja nga Berati, Venera Gjolena u zhduk më 17 gusht të këtij viti. Pas denoncimit që familjarët bënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, në kërkim të së resë, vjen edhe dëshmia e parë, ajo e personit me të cilin Venera la takim një ditë pasi u arratis nga dritarja e banesës.

Ky person pretendon se është njohur me Venerën një vit më parë, nëpërmjet rrjetit social facebook dhe se një ditë pasi ajo u zhduk lanë takim në stacionin e Urës Vajgurore, takim i cili nuk ndodhi. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’ Artur Hoxha (emër i vendosur nga redaksia) zbardh  bisedën e fundit që pati me 19- vjeçaren.

"E kam njohur më parë Venerën, nëpërmjet rrjetit social facebook. Unë jam aktiv aty dhe nga postimet më vjen një mesazh. I kërkoj një komunikim të thjeshtë. Ajo më tha se kishte një djalë pa mbushur 1 vjeç, diku nga muaji qershor i një viti më parë. Ne kemi  folur shpesh për afro një vit me radhë. Më 17 gusht në drekë, më thotë se të nesërmen më 18 gusht do të vinte në Urën-Vajgurore. Më tha se do të vinte të bënte një rrugëtim. E pyeta se përse do ta bënte një gjë të tillë, dhe se ku do ta linte djalin. U përgjigj se kishte punë dhe se do të vinte tek stacioni. Djalin do t’ja mbante burri. Më datë 18 gusht e prita në mëngjes në orarin që më tha, diku nga ora 09:10 dhe nuk kishte mbërritur. Unë nuk u takova edhe pse e prita deri në orën 09:30, por ajo nuk erdhi atë ditë. Pas 18 gushtit, nuk pata kontakt në telefon pasi nuk i kisha numrin. Ishte hera e parë që do të takohesha me të. Një gjë më bëri përshtypje, se kur unë i nisa një mesazh në orën 08:00 të mëngjesit, ajo e pa, por nuk më ktheu përgjigje. Një orë më pas më kishte bërë bllok", sqaron shoku i Venerës për ’Pa Gjurmë’

Nëna e një djali 2-vjeçar u largua papritur, duke lënë bosh shtratin martesor dhe në orën 3 të mëngjesit, ’arratiset’ pa lënë adresë. Nga konstatimi i familjarëve, ajo kishte marr me vete pasaportën dhe kartën e identitetit ndërsa kishte vjedhur edhe 230 mijë lekë të vjetra, nga shtëpia e prindërve në Vojnik ku kishte shkuar për t’i ndihmuar. I ftuar në emisionin ’Pa gjurmë’ babai Ismail Avdiu rrëfeu sjelljet e çuditshme që pati e bija para se të zhdukej.

"Nuk e prisja kurrë nga vajza këtë gjë. Të dielën erdhi me djalin dhe me bashkëshortin  në shtëpinë time për të më ndihmuar.  Nuk u ul për të ngrënë. Më parë nuk shkonte tek shtëpia e re për të fjetur, ndërsa këtë herë këmbëngulte për të shkuar atje. Në orën 3 të natës vjen dhëndri dhe na thotë se Venera ishte larguar. Kishte hapur dritaren dhe kuptuam se prej andej kishte ikur. Njoftuam policinë menjëherë. Mu duk e çuditshme, pasi atë ditë ishte rregulluar. Edhe dhëndri kishte kuptuar diçka tek ajo, pasi dy javët e fundit nevrikosej shpejt dhe nuk ishte më ajo Venera e parë. Venera ishte shumë e brishtë, shumë punëtore. Atë ditë më kishte vjedhur 230 mijë lekë të vjetra, por këtë e kuptuam më vonë. Venera ka rënë viktimë, jam tepër i bindur për këtë", tha i ati

Ditën që u largua, Venera i dërgoi një mesazh bashkëshortit, në rrjetin social Facebook, përmes një adrese false " Jam mirë. Jam në Berat. Mos u bëj merak. Thuaj babait se jam mirë’’. Menjëherë pas largimit, telefoni i saj rezultoi i fikur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 10/09/2020 09:55

    Kjo vajz nuk është beaktats me deshirë , por policia të punoj seriozisht dhe të zbardh fatin e saj sepse mund të ket përfunduar si sju Eglentina në malet me gropa...

    Përgjigju
  • bobi: 10/09/2020 09:07

    kokrra baxhelles gabele

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/09/2020 06:36

    Fundi nji nene qe braktis dhe femijen e saj disa mujashe ske ca pret mo ka bo mir qe ka ik se ke shpetuar se kushedi ca te ka pas punu pas krahve

    Përgjigju
    • Ik: 11/09/2020 18:41

      O emigratie, 17 eshte ber nene o emigranti, eshte femije akoma o emigranti muslimane, qe i martoni Vajzat qe 14 vjece, ne ate mosh asnje Nen nuk ka dhimbje per femijen, se eshte femije vete, prinderit duhet te burgosen se kane martuar femijen me zor dhe minorene Po Brenda duhet te veje dhe burri

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?