Arqipeshkvi Angelo Massafra mesazh politikanëve: Mos shikoni interesin tuaj por të popullit, që t'mos shohin shpresën jashtë vendit

5 Nëntor 2020, 14:50| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 15:40

  • Share

“Politikanë, mos shikoni interesat personale apo të partive politike, por sot pas 30 vitesh, shihni interesin e popullit në mënyrë që shqiptarët të mos shohin shpresën e tyre jashtë vendit por këtu në Shqipëri”.

Kjo ka qenë deklarata e dhënë nga Arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor, Angelo Massafra, nga mesha e shenjtë në katedralen e Shkodrës kushtuar 30 vjetorit të meshës së parë pas shembjes së komunizmit, çka shënoi edhe rihapjen e lirisë se besimit ne Shqipëri.

“Politikan të dashur dhe të nderuar, në emër të kësaj dite kërkoni jo të mirën personale ose të parive a të partisë, por të mirën e popullit tonë. Jepni pak dorë pas 30 viteve, një hov më të fortë në angazhimin tuaj për të shmangur çdo formë padrejtësie. Që familjet tona, të rinjtë dhe të rejat të ndihen të vlerësuar dhe stimuluar për të qëndruar këtu dhe për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë tonë. Jemi një popull, jemi familja e Zotit në Shqipëri”, tha Arqipeshkv Dioqezës Shkodër, Angelo Massafra .

Pas meshës së shenjtë, besimtaret kanë marrë pjesë në procesionin në rrugët e Shkodrës, ku është përshkuar iternerari nga Katedralja e Shkodrës në drejtim të Varrezave të Rrmajit në kapelën e kësaj kishe, ku 30 vite me parë Dom Simon Jubani do të mbante meshën e parë, pas 27 viteve mungesë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?