Armiq? Stresi ‘kap mat’ horrat e natës: Prishni 6 kamera, e di se kush jeni (VIDEO)

18 Prill 2022, 14:54| Përditesimi: 18 Prill 2022, 14:57

  • Share

Në më shumë se 10 vite në industrinë e muzikës...një gjë është e sigurt se Stresi ka shumë armiqë! Këtë e provojnë edhe videot që ka publikuar reperi në Instagram, ku shihet disa persona teksa mundohen t’i eliminojnë kamerat e sigurisë së banesës së tij.

“Hahahaahah i bie të prishni 6 kamera, por e di se kush je. Këta janë horrat e natës, prishin kamerat hahahaahah e montuam prapë, por po ju zura ia vura ta dini o fis*** hahahahah ”, ka shkruar Stresi në postim.

Stresi njohët ndryshe si “djali i skandaleve” për të gjitha herët që ka shkaktuan probleme edhe me policinë. Askush nuk mund të harrojë konfliktet e forta që ka pasur me grupin e “OTR”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?