Armina Mevlani dhe Sali Berisha

Armina Mevlani reagon për protestën e vjehrrit: Basha s'ka dinjitet, Berisha është opozita e vërtetë

8 Janar 2022, 17:10| Përditesimi: 8 Janar 2022, 17:11

  • Share

Partnerja e Shkëlzen Berishës, ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur sot nga vjehrri i saj Sali Berisha, për të marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike.

Armina Mevlani, e quan opozitën e Bashës false dhe të mbështetur nga Policia, ndërsa shton se demokratët dhe opozita e vërtetë dhunohet sepse dëshiron të hyjë në shtëpinë e vet.

Ndër të tjera Mevlani shprehet se Basha dinjitetin e ka fjalë të huaj, pasi po ta njihte do të ishte larguar pas disa humbjeve radhazi.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga Policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet.

Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan.

Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”, shkruan Mevlani

Foto e publikuar në Instagram nga Armina Mevlani 

Militantë të Sali Berishës kanë 'pushtuar' katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Ata kanë marrë katin e parë, ndërkohë që kanë tentuar herë pas herë të shkonin edhe në katin e dytë ku ishte Basha me të tijtë. Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka rrethuar me shirit 'skenë krimi' godinën.

Komento

Komente

  • divorci: 08/01/2022 22:37

    Po kur te mbarojne leket e vjedhura dhe te shkoni te shpia pa qira si do bosh?

    Përgjigju
  • ay qy: 08/01/2022 17:40

    Kur mbetem ne per reagimin e ksaj debiles qe nuk ishte ne gjendje te rregulloje jeten e vet, po u martu me nje burre te martuar me femije, mjere ne.

    Përgjigju
  • Shkëlzeni: 08/01/2022 17:36

    Armina ja ke fut kot,nuk ka mundësi që për atë punë që të punon mendja ty dhe e do t'i të jete Lulushi fals e Sala real,ti vjerr e ke po jepi çdonjërit hakun,nëse Lulushi është fals ,Sala ka 15 vjet që pshurret në brekë,pastaj atij ja futi dhe F.Nano kur i dha atë që hoqi vetë se nuk i punonte,për këtë po sbesove pyet xhoanën,shkurt moj Arminë lëre salinë,lirinë,e atë sy peshkaqenin se ata jo vetëm kanë rrjedhur por kanë pjerdhur komplet e familjarisht,vepro sa s'është vonë.

    Përgjigju
  • Like: 08/01/2022 17:28

    Foli dhe kjo rruspija injorante

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?