Blogerja Armina Mevlani dhe ish- kryeministri Sali Berisha

Armina mblidhe vjehrrin!

22 Dhjetor 2020, 16:29| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 16:30

  • Share

E dashur blogerja e Myslym Shyrit!

E ke vënë re një antagonizëm të çuditshëm në komunikimet tuaja publike virtuale?

Në instagramin tënd ti ndan me miliona ndjekësit e tu çaste të bukura, fragmente të një jete të lumtur, çmime të kripura fustanesh, brekët e kuqe me zile të festave, udhëtime të shtrenjta plot adrenalinë, festa të çmendura në oborrin e vilës, bide haleje të lara me ar...

Në facebook-un e tij Sali Berisha nxin çdo ditë me postime vdekjesh, njerëz të varfër me brekë të grisura, qytetarë të zënë kaps që fajësojnë qeverinë dhe Bashkimin Evropian për bllokim vrimash, dyqane bosh pa klientë dhe klientë pa bukë në sofër...

Ti Arminë njofton klientët e tu për ulje çmimi të sutjenave dhe tangave, vjehrri yt Saliu vë kujen për ngritjen e çmimeve të djathit dhe trangullit. Fytyrat e klientëve të tu Arminë shfaqen të qeshur, pa rrudha, me botoks...ndjekësit e facebook-ut të Saliut horrorizojnë me brengën e dramës që nuk paska fund.

Në komunikimin virtual të Saliut rreshtohen emra kriminelësh e kurvash që vrasin, presin, vjedhin dhe pallohen me qeverinë. Në dyqanin tënd shfaqen kurvat me dashnorët kriminelë që bëjnë shopping dhe nuk kursejnë as lekët e as brekët e shtrenjta.

Më thuaj Arminë, më trego e mos më mundo e dashur blogere se cilën Shqipëri të besoj e në cilën të jetoj?

Në Shqipërinë me tanga të shtrenjta të Arminës, në Shqipërinë me brekë të grisura të Saliut apo në Shqipërinë pa brekë fare të Shkëlzen Berishës?

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kacidhe: 22/12/2020 20:00

    Mut Berisha kake Shkelzeni b**hell Armina

    Përgjigju
  • Rrofsh o Sale: 22/12/2020 18:19

    Rrofsh o Sale ba bone me shale

    Përgjigju
    • O tej: 22/12/2020 22:58

      Me shale dhe me pa*dh.

  • LORA: 22/12/2020 17:09

    Perse t'a mbledhe o Bledi? Ketyre te treve,u duhet vetem ajo Shqiperi qe keta e shkelyjne deri ne asht. Ndersa themeli i Shqiperise sone jane njerzit puntore dhe patriote,,,tek te cilet une bindshem besoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?