Armëpushim SHBA-Taliban, Afganistani një hap larg nga fundi i konfliktit gati njëzet vjeçar

15 Shkurt 2020, 11:28| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 11:30

  • Share

Afganistani është një hap larg nga fundi i konfliktit gati njëzet vjeçar.

Shtetet e Bashkuara dhe Talibanët kanë arritur një marrëveshje për armëpushimin që do të fillojë "shumë shpejt" dhe që mund të çojë në tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Marrëveshja parashikon një "stopim të dhunës" për shtatë ditë, e cila do të pasohet nga fillimi i bisedimeve të paqes midis qeverisë afgane dhe talebanëve.

Qeveria afgane dhe talebanët do të takohen në Oslo më 10 mars, në një takim që mund të jetë një hap kyç për përfundimin e konfliktit në Afganistan.

12 mijë ushtarë amerikanë ende në Afganistan

Përsa i përket largimit të 12 000 trupave amerikane nga Afganistani, hipoteza është ajo e një tërheqje graduale gjatë një periudhe 18-mujore. Sidoqoftë, të gjitha operacionet anti-terroriste do të vazhdojnë kundër grupeve të tilla si ISIS dhe al-Kaeda. Shtetet e Bashkuara do të duhet të monitorojnë respektimin e armëpushimit dhe përfundimin efektiv të armiqësive.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?