Armenia vendos t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare, tensionohen marrëdhëniet me Rusinë

3 Tetor 2023, 15:32| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 16:08

  • Share

Parlamenti i Armenisë ratifikoi sot Statutin e Romës, traktatin që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“60 deputetë votuan për ratifikimin e Statutit të Romës të GJNP-së dhe miratimin e deklaratës për njohjen e juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe 22 votuan kundër”, tha kryetari i Parlamentit Alain Simonyan.

Në mars, GJNP-ja lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Moska e ka mohuar akuzën.

Armenia vendosi të bashkohet me GJNP-në në mars, duke shkaktuar një reagim negativ nga Rusia. Moska i quajti qëllimet e Jerevanit "absolutisht të papranueshme", duke marrë parasysh urdhrin e arrestit të GJNP-së kundër presidentit Putin, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Armenia, një aleate e Moskës, ishte paralajmëruar "për pasojat jashtëzakonisht negative" të një lëvizjeje të tillë në marrëdhëniet dypalëshe.

Statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i miratuar në vitin 1998 në kryeqytetin e Italisë, është traktati që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Mbi 12 shtete janë aktualisht palë në statut.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?