Armenia akuzon Azerbaixhanin për thyerje të armëpushimit, 2 delegacione në Nagorno-Karabak takohen për të vendosur paqe! Rusia ndërmjetësuese

21 Shtator 2023, 16:15| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 16:20

  • Share

Armenët në Nagorno Karabak akuzuan Azerbajxhanin se nuk ka mbajtur fjalën për armëpushim, por ka vijuar sulmet në drejtim të tyre. Autoritetet azere e mohuan pretendimin dhe publikuan pamje të delegacioneve që po bisedojnë për paqe me ndërmjetësim të Rusisë.

Forcat etnike-armene në rajonin e Nagorno-Karabakut kanë akuzuar ushtrinë e Azerbajxhanit për thyerjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.

Të shtëna me armë zjarri mund të dëgjoheshin në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale edhe pas marrëveshjes mes Azerbajxhanit dhe forcave të Karabakut për armëpushim pas 24 orësh luftime intensive me bilanc shumë viktima.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit mohoi me shpejtësi rifillimin e luftimeve. ndërkohë delegacionet etnike armene dhe azere u takuan në qytetin Yevlakh për të diskutuar të ardhmen e Nagorno-Karabakut.

Fotot në mediat shtetërore të Azerbajxhanit treguan dy delegacionet të ulur me përfaqësues të misionit paqeruajtës të Rusisë që ndërmjetësoi armëpushimin.

Azerbajxhani synon të sjellë nën kontroll të plotë rajonin e shkëputur në Kaukazin e Jugut - ku jetojnë rreth 120,000 armenë etnikë. Nagorno-Karabakh njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Sipas kushteve të marrëveshjes, forcat lokale të Karabakut duhet të angazhohen që të shpërbëhen plotësisht, si dhe të çarmatosen. Ekziston gjithashtu një angazhim për tërheqjen e forcave armene, edhe pse qeveria e saj mohon të ketë ndonjë prani ushtarake atje. Armenët kanë frikë se marrja e kontrollit nga Azerbajxhani mund të çojë në spastrim etnik dhe armenët e Karabakut të detyrohen të largohen.

Por presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se vendi i tij nuk kishte asgjë kundër popullatës, vetëm ndaj "juntave kriminale".

Rusia tha se paqeruajtësit e saj kishin evakuuar 5,000 njerëz nga zonat e rrezikshme që nga fillimi i ofensivës

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?