Kronikë

U 'sulmua' nga opozita, Armela Krasniqi merr detyrën e re në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive

12 Korrik 2021, 16:50| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 17:09

  • Share

TIRANË- Armela Krasniqi ka marrë ditën e sotme zyrtarisht detyrën e re si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në prezantimin e saj në ambientet e AMA-s, ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj. Krasniqi vjen në vendin e Gent Salës, i cili i dorëzoi sot stafetën për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm për një mandat 5-vjeçar.

Nga sa mësohet gjatë takimit, Krasniqi dhe Sala diskutuan mbi sfidat e këtij institucioni, pritshmëritë dhe rolin e Autoritetit të Mediave Audiovizive si rregullator i medieve.

Emërimi i Krasniqit u shoqërua me akuza të shumta nga ana e opozitës dhe presidentit Ilir Meta, që sipas tyre gara ishte e pabarabartë dhe ajo ishte kandidatja e "preferuar" e qeverisë. Një fakt i tillë sipas tyre ishte tregues se qeveria Rama po tenton që të kapë këtë institucion të pavarur.

Nisur nga këto akuza pati reagime edhe nga ndërkombëtarët si delegacioni i BE-së në vendin tonë apo Ambasada e Britanisë së Madhe të cilët kërkuan që emërimi i saj nga Kuvendi të bëhej në legjislaturën e re të shtatorit dhe jo me opozitën e re. Megjithatë përtej këtyre thirrje, Kuvendi votoi për emërimin e Krasniqit në krye të AMA-s në seancën e fundit parlamentare, me votat e mazhorancës dhe opozitës së re. Deputetët e votuan me 83 vota pro kandidaturën e saj në krye të AMA-s.

Prej 2017-ës, Krasniqi drejtoi Agjencinë Telegrafike Shqiptare pas një karriere të gjatë në medie.

Ish-kreu i AMA-s, Gent Sala dhe kryetarja e re, Armela Krasniqi

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?