Armando Broja dhe Pochettino

Armando Broja sot nga minuta e parë, Pochettino bllokon merkaton: Është në gjurmët e Harry Kane

26 Janar, 15:40
  • Share

Chelsea dhe Aston Villa do përballen sot në 20:45 në Londër për fazën e 1/16 të FA Cup. Nga minuta e parë në këtë duel projektohet Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që ka shansin dhe mundësinë të tregojë aftësitë e tij në fushë.

Përpara ndeshjes, për mediet foli trajneri Mauricio Pochettino që tha se 22-vjeçari është në gjurmët e Harry Kane.

"Të gjithë sulmuesit e mëdhenj kanë kërkuar kohën e tyre kur kanë qenë të rinj. Ata duhet që të gjejnë balancën e tyre. Por unë prapë mendoj se Armando Broja ka potencialin të jetë sulmues i jashtëzakonshëm. Procesi kërkon kohë. Unë e krahasoj gjithmonë Brojën me Harry Kane.

Kane shkoi në huazim te Leyton, Norwich dhe u desh disa kohë derisa mbërriti momenti I tij. Në gjashtë muajt tonë të parë, Broja filloi të luante vetëm në dhjetor dhe në janar dhe atëherë nisëm të shihnim potencialin e tij.

Ka vuajtur një dëmtim të madh dhe është e vështirë. Dhe ne jemi te Chelsea, Broja po përpiqet, por njerëzit bëjnë krahasime me sulmues të mëdhenj si Didier Drogba apo të tjerë, kjo është gjithmonë e vështirë për një djalë të ri”, deklaroi Pochetino.

Këtë merkato emri i Brojës është i lidhur me shumë klube, teksa duket se Pochettino ka besim te djaloshi kuqezi dhe nuk është çudi që ai të mbetet te Blutë dhe të marrë minuta në vijim.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nje Shqipar gjermani Y Hasaj: 27/01/2024 11:28

    O Yll i Malsis Malle qe po trondit futbollin botror bravo jemi krenar me ty Urime

    Përgjigju
  • Çim.ça.ko: 26/01/2024 21:44

    Është e ardhmja e futbollit evropian! Një yllë në rrezet e para që pritet të ndriçojë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?