Romelu Lukaku dhe Armando Broja

Armando Broja si Lukaku, te Chelsea të sigurt për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

12 Mars, 21:34| Përditesimi: 12 Mars, 21:36

  • Share

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea në merkaton e verës. Mediet në Angli janë të sigurta se sulmuesi 22-vjeçar do shitet nga Blutë kjo edhe për shkak të Fair Play Financiar dhe shkurtimeve të buxhetit në klub.

I ndodhur në huazim te Fulham për disa muaj, Broja ende nuk po gjen formën e tij dhe minutat në Premier League, teksa në 23 ndeshjet e këtij sezoni ka shënuar dy herë dhe ka asistuar tre herë.

Të shumtë janë pretendentët për djaloshin kuqezi, me West Ham dhe klube të tjera që do ishin të gatshëm të paguanin deri në 35 milionë euro për të. Veç Brojës janë edhe disa emra të tjerë që Chelsea ka nxjerrë në shitje, teksa duket se situata e shqiptarit është e njëjtë me atë të Romelu Lukakut, sulmuesit që shkëlqen në huazime, por jo te Chelsea.

Tanimë Armando Broja ka lënë pas dëmtimin dhe rikthimi në Kombëtare është gati, me Sylvinhon që do e ketë nën urdhëra sulmuesin për miqësoret e marsit kundër Kilit dhe Suedisë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?