Armando Broja

Armando Broja rrezikon Europianin, edhe sot në tribunë për Fulham

2 Prill, 19:38| Përditesimi: 2 Prill, 19:41

  • Share

Nottingham dhe Fulham luajnë sot në 20:30 për raundin e 31-të në Premier League. Trajneri i miqve Marco Silva edhe këtë të martë e ka lënë në tribunë Armando Brojën.

I huazuar nga Chelsea, sulmuesi i Kombëtares nuk po gjen paqe me klubin e ri dhe në ndeshjen e tretë radhazi është në tribunë, me verën që ka për ta gjetur në "Stamford Bridge".

Me vetëm katër ndeshje të luajtura për Fulham dhe si zëvendësues, Broja rrezikon minutat në këmbë dhe kështu një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024, paçka se do ishte luks për Shqipërinë që të kishte jashtë grumbullimit ndoshta sulmuesin më të fortë që ka nxjerrë.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • talenti: 02/04/2024 20:12

    nuk ka tifoz pa brojen ne euroipian !ec aty vetem mos te demtohet je ne rregull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?