Kombëtarja

Armando Broja në stol, Sylvinho besnik i ideve 'të vjetra'! Projektohet formacioni anti-Kili

20 Mars, 15:37| Përditesimi: 20 Mars, 15:39

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka 'ndezur motorët' për në Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos do zhvillojnë dy teste miqësore, i pari kundër Kilit në Parma këtë të premte dhe kundër Suedisë më 25 mars në Stockholm.

Tanimë ekipi prej së hënës ka qenë i plotë në grumbullim, teksa braziliani i stoli ka parë nga pranë gjendjen e 26 emrave që ka thirrur. Duket se Sylvinho është besnik i ideve të "vjetra", duke i besuar edhe në duelin me Kilin futbollistëve që ishin baza e kualifikueseve për në 'Gjermani 2024'.

Me skemën 1-4-2-3-1, Sylvinho tregon se për të nuk ka duele miqësore. Pritet që në Parma të ketë më shumë se 15 mijë tifozë, ndërsa trajneri do u japë minutave edhe elementëve që ka në stol.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?