Armando Broja

Armando Broja në fushë për 13 minuta, Chelsea ngec në FA Cup! Man. City kalon raundin

26 Janar, 22:59| Përditesimi: 26 Janar, 23:00

  • Share

FA Cup në Angli është në raundin e 1/16. Në katër ndeshjet e zhvilluara mbrëmjen e së premtes, vetëm Manchester City kaloi më tej, duke marrë fitore 0-1 kundër Tottenham në Londër. Në tre ndeshjet e tjera skuadrat u ndanë në barazim.

Në Londër, Chelsea dhe Aston Villa barazuan 0-0. Armando Broja e nisi ndeshjen nga stoli duke u futur vetëm në minutën e 77-të në vend të Sterling. Shqiptari nuk mundi të shënonte, me skuadrat që do përballen sërish për të mësuar ekipin që kalon më tej.

Bristol barazoi 0-0 me Nottingham, teksa edhe Sheffield barazoi 1-1 me Coventry. Të gjitha ndeshjet që dalin barazim në këtë fazë do riluhen. Vetëm Man. City iu fal golit të Ake në minutën e 88 për të mundur Tottenham dhe kaluar më tej.

FA Cup, 1/16:

Bristol City 0-0 Nottingham

Chelsea 0-0 Aston Villa

Sheffield 1-1 Coventry

Tottenham 0-1 Man. City

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?