Armando Broja dhe Ben Chilwell

Armando Broja emocionon pas dëmtimit: Trajektore që më mësoi shumë, falenderoj Chilwell

12 Dhjetor 2023, 18:34| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 18:35

  • Share

Armando Broja ka lënë gjithçka pas dhe dëmtimi që e mbajti jashtë për 11 muaj është 'zhdukur'. Gjuri i 22-vjeçarit është si më parë dhe sulmuesi i Kombëtares është gati për të ndihmuar ekipin e tij.

Në një rrëfim për faqen zyrtare të klubit, djaloshi i Chelsea ka një falënderim për Ben Chilwell që e ka motivuar për të kaluar dëmtimin e dhjetorit të vitit të shkuar.

"E dija që lojtarë të tjerë e kishin kaluar më parë këtë dëmtim, si Ben Chilwell. Thjesht mendova për këtë dhe u përpoqa ta përballoja. I detyrohem shumë stafit mjekësor në Chelsea-t. Ata më ndihmuan çdo ditë për të më rikthyer në pozicionin ku jam tani. Nuk do ta kisha bërë këtë pa ata, prindërit e mi dhe shokët e skuadrës", tha Broja.

Më pas Broja nuk mund mos përmendte edhe mjekët e klubit.

"Ata ishin gjithmonë aty për mua, sepse do të kesh ditë të dobëta në periudha të tilla. Chilly luajti një rol të madh, sepse ka folur me mua çdo ditë dhe më bënte të kuptoja se bari ishte më i gjelbër në anën tjetër. Ai luajti një rol të rëndësishëm, së bashku me fizioterapistët, që më kushtuan shumë nga koha e tyre çdo ditë", vijoi sulmuesi.

22-vjeçari foli edhe për procesin e gjatë të rikuperimit dhe pjesën mentale.

"I gjithë procesi ishte i gjatë, por ishte një trajektore që më mësoi shumë, ishte një shans për t’u angazhuar me grupin, familjen time, veten time, të mësoja për lojën dhe të shikoja çdo ndeshje nga jashtë. Ishte një pikë e rëndësishme në jetën time, më ndryshoi mendërisht dhe mënyrën se si mendoj për t’u marrë me gjërat", vijoi ai.

Broja siguron se gjuri i tij është si më parë, duke kërkuar minuta nga Pochettino. Një ogur i mirë ky është për Kombëtaren, që duket se do ketë në formë pikën më të fortë të sulmit në finalet e "Gjermani 2024".

"Ishte një periudhë e vështirë, por jam shumë i lumtur që tashmë ka kaluar. Tani dua të eci përpara dhe të vazhdoj. Ndihem më mirë se kurrë dhe tani gjuri im është kthyer pothuajse si ishte. Ndihem mirë dhe i lumtur. Dua ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur dhe ndihem gati për ta bërë këtë", tha Broja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?