Armando Broja

Armando Broja dëshirë e Milanit në Serie A

5 Janar, 10:19| Përditesimi: 5 Janar, 10:20

  • Share

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares dhe Chelseat është dëshirë e shumë klubeve. Pasi dështoi kalimi i tij te Benfica, në mënyrë që Blutë e Londrës të merrnin mbrojtësin Antonio Silva, tanimë Milani po mendon për 22-vjeçarin.

Në të përditshmen "Gazzetta dello Sport", emri i Brojës është përmendur sërish. Prestigjozja italiane rendit nevojën e Milanit për një sulmues, duke u rikthyer në verën e 2023, kur edhe Broja ishte dëshirë.

Tanimë i rikuperuar dhe pa shumë minuta, emri i tij është sërish i lakuar në "Milanello", duke rivalizuar me Moratën, Scamacan apo Mehdi Taremin e Jonathan David.

Në analizën për Luca Jovic, edhe pse serbi ka shënuar pesë gola në 15 ndeshje, në Milanon kuqezi janë sërish në kërkim të një sulmuesi dhe emri i Brojës është mes dëshirave.

Për Brojën janë të interesuara edhe West Ham edhe Fulham në Premier League, me sulmuesin që duhet të vendosë nëse do largohet nga Chelsea këtë dritare transferimesh.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?