Armand Duka, kreu i FSHF-së

Armand Duka emocionohet pas Polonisë: Qava me lotët e Dakut, kemi të drejtë të festojmë

10 Shtator 2023, 23:49| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 23:52

  • Share


Armand Duka, kreu i FSHF-së foli për TV Klan pas fitores 2-0 që Shqipëria mori kundër Polonisë në "Air Albania" për kualifikueset e grupit E të Euro 2024.

"Fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë , trajnerin, stafin, lotjarët, tifozët por edhe policinë e shtetit. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë (qesh).

Cdo tur varet nga të gjithë, nëse jemi pozitiv këtë energji marrin edhe djemtë. Kur e mendoj tani, kam patur frikë kot pasi nuk na rrezikuan fare. Vlerësimi sot është më shumë se 10, jemi më të mirët e grupit, humbëm një ndeshje në Poloni që nuk duhej ta humbnim. Duhet të kemi parasysh që kemi edhe 3 finale. Ne tani mendojmë Çekinë, sot festojmë të gjithë. Çekia është më e mirë se Polonia dhe nuk ka vend për eufori. Të gjithë kanë të drejtë të festojnë.

Tre herë e kam parë intervistën e Dakut kur qau dhe tre herë kam qarë po vetë unë. Te goli i sotëm ishte fantastik, sulmues rrace.

Goli Aliajt apo i Asanit? Të dy ishin fantastikë, nuk mund t’i harroj.

A jemi në rrugën e duhur? Niveli ka progresuar goxha. Kam besim te kjo Kombëtare. Nuk themi që jemi më mirë se Polonia e Çekia por ballafaqohemi me to. Lojtarët janë të nivelit të lartë, marrin minuta. Shumë prej tyre luajnë në Serie A. Kanë të ardhme të sigurtë", tha Duka.


Lajmi kryesor:

HISTORIKE/ Kombëtarja 'qëndis' kuqezi flamurin evropian! Shqipëria mposht Poloninë 2-0 në 'Air Albania' dhe prenoton Euro 2024! Mësoni gjermanishten (VIDEO + FOTO)


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?