Bota

Varrimi i gazetares palestineze që u vra në detyrë degradon në dhunë, policia izraelite shkopinj gome kortezhit! Arkivoli për pak sa nuk u bie nga dora (VIDEO)

13 Maj 2022, 22:44| Përditesimi: 13 Maj 2022, 22:50

  • Share

Varrimi i gazetares palestineze së Shireen Abu Aqla, e cila u vra nga forca izraelite në Bregun Perëndimor ka shkaktuar një valë zemërimi.

Gjatë funeralit të gazetares, ka pasur trazira, pasi policia izraelite ka goditur të pranishmit që ishin grumbulluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetares.

Arkivoli i saj pothuajse ra, kur policia e cila po përdorte shkopinj gome, u fut në një turmë palestinezësh duke i tentuar që t’i shpërndajë.

Policia tha se ata vepruan pasi u qëlluan me gurë.

Abu Aqla u qëllua për vdekje në rrethana të panjohura ditën e mërkurë. Vrasja është dënuar gjerësisht.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?